• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Iranin, kjo është një tjetër gënjeshtër veçanërisht mizore

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Iranin, kjo është një tjetër gënjeshtër veçanërisht mizore

Uashington, 14 mars 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se për momentin nuk ka marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Iranin dhe se SHBA-ja vazhdon të bashkëpunojnë me Iranin se si t'i kthejnë në shtëpi amerikanët të cilët padrejtësisht janë ndaluar atje.

"Nuk ka marrëveshje. Dhe gjëja e fundit që duam të bëjmë është t'u japim shpresë të rreme familjeve të cilat kohë të gjatë presin që të dashurit e tyre të kthehen në shtëpi", deklaroi këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivani, raportojnë mediat britanike. 

Shefi i diplomacisë iraniane, Hosein Amirabdolahian, deklaroi se Teherani ishte në fazat përfundimtare të negociatave për shkëmbimin  e të burgosurve me SHBA-në, duke pretenduar se është arritur përparim në një marrëveshje shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme, të cilën Uashingtoni e kundërshtoi menjëherë. 

 Amirabdolahian për televizionin shtetëror të dielën deklaroi se të dyja vendet janë në prag të një shkëmbimi të të burgosurve pavarësisht tensioneve që janë rritur muajt e fundit lidhur me çështjet bërthamore dhe lidhjet me Rusinë.

“Kemi arritur një marrëveshje në ditët e fundit dhe nëse çdo gjë shkon mirë nga pala amerikane, mendoj se në një periudhë të shkurtër do të jemi dëshmitarë të një shkëmbimi të të burgosurve. Sa na përket neve, gjithçka është gati", tha ai. 

Sulivani tha vetëm se deklaratat e Iranit për marrëveshjen janë "një tjetër gënjeshtër veçanërisht mizore që vetëm e shton vuajtjen e familjeve të të burgosurve". ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR