• e diel, 22 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka indikacione se Rusia qëndron pas grusht shtetit në Nigeri

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka indikacione se Rusia qëndron pas grusht shtetit në Nigeri

Uashington, 1 gusht 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi, tha se nuk ka indikacione se Rusia qëndron pas grusht shtetit në Nigeri dhe shtoi se SHBA-ja nuk e ka ndryshuar vendimin për praninë e tyre në këtë vend afrikano-perëndimorë.

“Qeveria amerikane nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Nigerin”, deklaroi Kirbi për gazetarët.

Ai e komentoi edhe situatën në kufirin bjelloruso-polak, duke theksuar se Uashingtoni nuk ka informacione për ndonjë kërcënim konkret për Poloninë apo vende të tjera anëtare të NATO-s nga kompania private ushtarake ruse "Vagner". Kirbi shtoi se SHBA-ja po monitoron nga afër situatën.

Varshava ka vendosur më shumë se 1000 personel ushtarak në kufirin e saj lindor pasi mercenarët e Evgenij Prigozhin filluan të stërvitnin forcat speciale bjelloruse vetëm disa kilometra larg territorit polak. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR