• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore
Uashington, 4 tetor 2022 (MIA) – Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Zhan-Pjer sot deklaroi se SHBA-ja nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore në luftën me Ukrainën. "Ne këtu shumë seriozisht e marrim çdo armë bërthamore ose kërcënim për përdorimin e tyre, por dua të them se nuk kemi parë asnjë arsye për ta përshtatur qëndrimin tonë strategjik bërthamor, as megjithatë nuk kemi kurrfarë indikacionesh se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore" theksoi Zhan-Pjeri. Në të njëjtën kohë, një zyrtar anonim i NATO-s deklaroi se Aleanca nuk kishte vënë re ndonjë ndryshim në pozicionin bërthamor të Rusisë. "Nuk kemi parë ndryshime në pozicionin bërthamor të Rusisë, por NATO-ja dhe aleatët mbeten vigjilentë", theksoi ai. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putini, në fjalimin e javës së kaluar drejtuar kombit, theksoi se vendi i tij ka "armë të ndryshme destruktive" dhe se "do t'i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion". ar/

QËNDRONI TË LIDHUR