Shtëpia e Bardhë me paralajmërim për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
- Post By Fitore Curri
- 19:43, 10 nëntor, 2022

Uashington, 10 nëntor 2022 (MIA) - Shtëpia e Bardhë sot publikoi pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, që përfshin sisteme për mbrojtje kundërajrore.
Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhejk Salivan tha se pakoja e ndihmës ushtarake përfshin "kontribut të rëndësishëm për mbrojtjen ajrore", si dhe sistemet amerikane për mbrojtje ajrore HAWK dhe Avenger.
Paraprakisht, ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles tha se vendi do të dërgojë edhe dy sisteme për mbrojtje kundërajrore HAWK nga SHBA-ja në Ukrainë që të ndihmojnë në mbrojtjen nga pushtimi rus dhe të mbrohet infrastruktura. fc/