• e diel, 22 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë me kujdes e ndjek situatën në Bregun Perëndimor pas sulmit në Xhenin

Shtëpia e Bardhë me kujdes e ndjek situatën në Bregun Perëndimor pas sulmit në Xhenin

Uashington, 3 korrik 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë kumtoi se me kujdes e ndjek situatën në Bregun e okupuar Perëndimor, ku forcat izraelite e kanë sulmuar qytetin Xhenin me dronë, si pjesë të një nga operacionet më të mëdha në rajon në 20 vitet e fundit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Uashingtoni i ka parë raportet dhe se me kudjes e ndjek situatën.

Ai theksoi se SHBA-ja "e përkrah të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e popullit të vet dhe sigurisë nga grupet militante palestineze". bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR