• e enjte, 27 qershor 2024

Shtëpia e Bardhë: Koreja e Veriut i ka siguruar Rusisë raketa balistike

Shtëpia e Bardhë: Koreja e Veriut i ka siguruar Rusisë raketa balistike

Uashington, 4 janar 2024 (MIA) - Koreja e Veriut para pak kohësh i ka dorëzuar Rusisë raketa balistike për përdorim në konfliktin në Ukrainë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, duke iu referuar disa informacioneve të deklasifikuara të inteligjencës. 

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Kirbi, tha se transferimi i armëve të Koresë së Veriut në Rusi është "përshkallëzim i rëndësishëm dhe shqetësues" dhe shtoi se SHBA-ja do të vendosë sanksione të tjera kundër atyre të cilët e lehtësojnë shitjen e armëve.

Kirbi theksoi se Irani nuk e furnizon Moskën me raketa balistike me rreze të shkurtë veprimi, por se Uashingtoni beson se Rusia ka për qëllim të blejë armë raketore shtesë nga Teherani. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR