• e shtunë, 28 shtator 2024

Shtëpia e Bardhë: Izraeli do të zbatojë pauza humanitare prej katër orësh çdo ditë

Shtëpia e Bardhë: Izraeli do të zbatojë pauza humanitare prej katër orësh çdo ditë

Uashington, 9 nëntor 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë kumtoi se Izraeli ka pranuar të vendosë pauza humanitare prej katër orësh në sulmet e tij ndaj Hamasit në veri të Gazës. Të hënën presidenti amerikan Xho Bajden kërkoi nga kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu të vendose "pauza ditore humanitare".

Administrata e Bajdenit kumtoi se ka siguruar edhe një kalim që civilët të largohen nga luftimet.

Zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare të SHBA-së, Xhon Kirbi, tha se pauza e parë humanitare do të paralajmërohet sot dhe se izraelitët jana angazhuar ta publikojnë çdo dritaren katër-orëshe të paktën tre orë përpara. ls/ 

Foto: Arkiv 

QËNDRONI TË LIDHUR