• e premte, 05 dhjetor 2025

Shtëpia e Bardhë: Irani nuk e ka zhvendosur uraniumin para sulmit

Shtëpia e Bardhë: Irani nuk e ka zhvendosur uraniumin para sulmit

Uashington, 26 qershor 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp ka hedhur poshtë hipotezën se Irani ka zhvendosur uranium shumë të pasur para sulmeve amerikane.

Donald Trampi kritikoi mediat amerikane pas zbulimit të dokumenti të klasifikuar të inteligjencës amerikane e cila hedh dyshime ndaj efektivitetit të bombardimeve të kryera të dielën në mbështetje të Izraelit në centralet bërthamore Fordo, Natanc dhe Isfahan.

Sipas tij, sulmet amerikane të Iranit rezultuan në shkatërrimin e plotë të objekteve bërthamore.

Drejtori i CIA-s, Xhon Ratklif, gjithashtu konfirmoi në një kumtesë se sipas "informacioneve të besueshme", programi bërthamor i Teheranit është "dëmtuar seriozisht nga sulmet e fundit".

Teherani dje pranoi se objektet e tij bërthamore u "dëmtuan ndjeshëm" nga bombardimet izraelite dhe amerikane gjatë luftës 12-ditore.

Por, ekspertët kanë ngritur mundësinë që Irani të jetë përgatitur për sulmin me heqjen e 400 kilogramëve të uraniumit të pasur në 60 për qind, një nivel afër pragut prej 90 për qind të nevojshëm për zhvillimin e bombave atomike.

"Mund t’ju ​​them se SHBA-ja nuk kanë marrë asnjë indikacion se uraniumi i pasur në nivel të lartë është zhvendosur para sulmit", deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit për "Foks njuz".

Agjencia ndërkombëtare e energjisë bërthamore (ANEA) me të cilën parlamenti iranian dëshiron të ndërpresë bashkëpunimin "e humbi nga sytë atë material që nga momenti që filluan armiqësitë", deklaroi drejtori i përgjithshëm i saj, Rafael Grosi në një intervistë me televizionin francez Frans2. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR