• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shtëpia e Bardhë i përgjigjet Putinit: Ukrainasit përcaktojnë se kush do të udhëheq me Ukrainën

Shtëpia e Bardhë i përgjigjet Putinit: Ukrainasit përcaktojnë se kush do të udhëheq me Ukrainën

Uashington, 28 mars 2025 (MIA) – Qeverisja e Ukrainës përcaktohet nga Kushtetuta e saj dhe populli i vendit, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, duke komentuar deklaratat e presidentit rus, Vlladimir Putin i cili propozoi krijimin e një administrate të përkohshme në Ukrainë.

Tani për tani nuk ka ndonjë koment nga Ukraina në lidhje me deklaratën e Putinit.

Presidenti rus Vlladimir Putin mbrëmë tha se vendosja e Ukrainës, të cilën ai e pushtoi në vitin 2022, nën administrimin e Kombeve të Bashkuara duhet të konsiderohet si një opsion për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vend.

"Kjo praktikë e tillë ekziston dhe në parim, mund të bisedohet për mundësinë e një administrate të përkohshme të KB-së me SHBA-në, vendet evropiane dhe, natyrisht, me partnerët dhe miqtë tanë", tha Putini gjatë një takimi me ushtarët e një nëndetëse bërthamore në bazën Arhangelsk.

Siç transmeton DPA, qëllimi është mbajtja e zgjedhjeve demokratike ku do të vinte në pushtet një qeveri e aftë për të punuar drejt një marrëveshje paqësore.

“Më pas do të fillojmë negociatat për marrëveshje paqësore, do të nënshkruajmë dokumente legjitime që njihen në botë dhe që janë të sigurta dhe të qëndrueshme”, tha Putini.

Qeveria ruse vazhdimisht është përpjekur të diskreditojë legjitimitetin e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.

Mandati i rregullt i Zelenskit përfundoi në maj 2024, por zgjedhjet nuk mund të caktohen për shkak të gjendjes ushtarake, që është në fuqi tashmë tre vite. Putini gjithashtu është thirrur vazhdimisht në  imazhet naziste dhe retorikën e Luftës së Dytë Botërore për të justifikuar pushtimin e Ukrainës, pavarësisht faktit se Zelenski është hebre.

Parlamenti ukrainas në shkurt miratoi rezolutë që konfirmon legjitimitetin e Zelenskit me një shumicë të qartë. Shumica në Ukrainë mendojnë se mbajtja e zgjedhjeve në kushte të konfliktit do të ishte jopraktike dhe e padrejtë, pasi do të ishte vështirë të sigurohet pjesëmarrja e ushtarëve dhe civilëve të zhvendosur.

Putini përsëriti gjithashtu se Rusia preferon një zgjidhje paqësore të konfliktit me Ukrainën, "por jo në kurriz të saj".

Në nivel ndërkombëtar, Zelenski edhe më tej mbetet i njohur si president.

Ai tha se ishte i gatshëm të negocionte – përfshirë edhe evropianët – por theksoi se Rusia nuk do të mashtrohet.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR