• e diel, 22 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Koresë së Veriut që të mos i shesë armë Rusisë

Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Koresë së Veriut që të mos i shesë armë Rusisë

Uashington, 11 shtator 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë sot i bëri thirrje Koresë së Veriut që të mos i shesë armë Rusisë të cilat Moska do t'i shfrytëzojë në luftën kundër Ukrainës.

Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Xhong Un për momentin është në udhëtim për Rusi, ku duhet të qëndrojë për vizitë zyrtare në atë vend, me ftesë të homologut të tij rus, Vladimir Putin.

"Siç paralajmëruam publikisht, pritet që bisedimet për armë mes Rusisë dhe Koresë së Veriut të vazhdojnë gjatë vizitës së Kim Xhong Un në Rusi. I bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të respektojë detyrimet të cilat i ndërmorri Pheniani se nuk do t'i dërgojë ose shesë armë Rusisë", deklaroi zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Adrien Uotson. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR