• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë ftoi amerikanët ta lëshojnë Sudanin në 24 deri 48 orët e ardhshme

Shtëpia e Bardhë ftoi amerikanët ta lëshojnë Sudanin në 24 deri 48 orët e ardhshme

Uashington, 28 prill 2023 (MIA) - Situata në Sudan mund të përkeqësohet në çdo moment dhe amerikanët duhet të largohen nga vendi në 24 deri 48 orët e ardhshme, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan- Pjer.

"SHBA  është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e djeshëm të armëpushimit në Sudan dhe Departamenti i Shtetit me këtë rast ka vendosur personel shtesë konsullor" tha ajo.

"Situata mund të përkeqësohet në çdo moment", ka thënë Zhan Pjer.

Ajo ka shtuar se SHBA punon në krijimin e më shumë opsioneve për qytetarët amerikanë që më lehtë të largohen nga Sudani.

"SHBA-ja ka dërguar anije në rajon për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme përgjatë bregdetit sudanez", tha ajo.

Zëdhënësja theksoi se çdo “opsion bart rrezik. Por duket se situata nuk do të përmirësohet, kështu që u bëjmë thirrje amerikanëve që duan të largohen të ndjekin një nga opsionet në 24 deri 48 orët e ardhshme”.

Zhan Pjer deklaratën e dha menjëherë pasi forcat paramilitare ranë dakord për të vazhduar armëpushimin edhe për 72 orë të tjera kur armëpushimi i mëparshëm i rënë dakord me ushtrinë sudaneze që ende po shkelet, skadon në mesnatë.

Në konfliktin për marrjen e pushtetit midis ushtrisë së rregullt sudaneze dhe Forcave rivale të mbështetje të shpejtë (RSF) e cila dje ka hyrë në ditën e 13-të, deri tani janë vrarë qindra njerëz, ndërsa kërcënon të destabilizojë edhe rajonin më të gjerë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR