• e premte, 05 dhjetor 2025

Shtëpia e Bardhë: Fondi me Ukrainën e tregon përkushtimin e SHBA-së

Shtëpia e Bardhë: Fondi me Ukrainën e tregon përkushtimin e SHBA-së

Uashington, 2 maj 2025 (MIA) – Krijimi i fondit amerikan-ukrainas të investimeve është veprim i cili e hap rrugën për rimëkëmbje ekonomike të Ukrainës dhe përfitime afatgjate për të dyja vendet, njoftoi Shtëpia e Bardhë. 

“Fondi do të pranojë 50 për qind nga kompensimet autoriale, licenca dhe pagesa të tjera nga projekte për shfrytëzim të burimeve natyrore në Ukrainë. Këto mjete do të investohen në projekte të reja të cilat do të gjenerojnë rritje ekonomike, vende të reja të punës dhe caqe zhvillimore kyçe”, bëhet e ditur në kumtesë. 

Shtëpia e Bardhë potencoi se asnjë shtet, kompani ose individ që ka financuar makinerinë ushtarake ruse nuk do të mund të marrë pjesë në projektet e financuara nga Fondi. 

Fondi do të menaxhohet nga bord prej gjashtë anëtarëve, me nga tre anëtarë nga SHBA-ja dhe Ukraina. Ministria e Financave dhe Korporata Internacionale Amerikane për zhvillim do të bashkëpunojnë me Qeverinë ukrainase për përballje me partneritet. 

Projektet do të përfshijnë shfrytëzim të mineraleve, hidrokarbureve dhe infrastrukturës. Nëse SHBA-ja vendos që drejtpërdrejt të marrë burime, do të kenë të drejtë të zgjedhjes së parë ose përcaktimin e blerësit. fc/

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR