• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shtëpia e Bardhë e mbështetë vendimin e Izraelit që ta shtyjë lirimin e të burgosurve palestinezë

Shtëpia e Bardhë e mbështetë vendimin e Izraelit që ta shtyjë lirimin e të burgosurve palestinezë

Uashington, 24 shkurt 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë kumtoi se e mbështetë vendimin e Izraelit për ta shtyrë lirimin e 602 të burgosurve palestinezë, i planifikuar në këmbim të gjashtë pengjeve izraelite të dorëzuar të shtunën.

Shtëpia e Bardhë thekson se i dha mbështetje Izraelit duke e pasur parasysh "trajtimin barbar" të Hamasit ndaj pengjeve izraelite, kumtoi "Tajms of Izrael".

"Duke pasur parasysh trajtimin barbar të Hamasit ndaj pengjeve, përfshirë edhe parakalimin e tmerrshëm të arkivoleve me trupat e fëmijëve Binas nëpër rrugët e Gazës, vendimi i Izraelit për ta shtyrë lirimin e të burgosurve është mjaft adekuat", thekson Brajan Hjus, zëdhënës i Këshillit për siguri nacionale të SHBA-së.

Ai shtoi se presidenti amerikan, Donald Tramp është i gatshëm ta mbështesë Izraelin në mënyrën të cilën ai e zgjedhë të përballet me Hamasin.

Autoritetet izraelite të dielën kumtuan se e shtyjnë lirimin e 602 të burgosurve palestinezë si pjesë e këmbimit me Hamasin derisa nuk marrin garanca se "ceremonitë fyese" që i mban Hamasi gjatë dorëzimit të pengjeve do të ndalen.

Hamasi më pas kumtoi se pohimi i autoriteteve izraelite për ceremoni "poshtëruese" për dorëzimin e pengjeve është "gënjeshtër dhe arsyetim" për evitim të obligimeve që dalin nga marrëveshja për ndërprerje të zjarrit në Gazë, dhe tha se do t'i ndërprerjë negociatat me Izraelin përmes ndërmjetësve nëse Izraeli nuk liron 602 të burgosur palestinezë të planifikuar për lirim në këmbim për gjashtë pengjet izraelite të dorëzuara të shtunën. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR