• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë e demanton "Nju-Jork Tajms"-in: Nuk e kemi ditur për planin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

Shtëpia e Bardhë e demanton

Uashington, 4 dhjetor 2023 (MIA) - "Qeveria amerikane nuk ishte e informuar se Hamasi planifikonte sulm ndaj Izraelit më 7 tetor", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Xhon Kirbi.

"Komuniteti ynë i inteligjencës kumtoi se atë e ka shqyrtuar dhe për momentin asgjë nuk tregon se ka pasur ndonjë paralajmërim për këtë dokument ose ndonjë njohuri për të", deklaroi Kirbi për televizionin En-Bi-Si.

Komenti vijoi pas raportit të gazetës "Nju-Jork Tajms", me të cilin u zbulua se Izraeli ka marrë informata për sulmin potencual tashmë një vit para sulmit më 7 tetor.

Sipas "Nju-Jork Tajms", autoritetet izraelite kanë ndarë dokument prej 40-të faqeve, me emrin kodues "Muri i Jerikos", që e ekspozoi planin luftarak të Hamasit. Plani, thuhet se i ngjante shumë sulmit të 7 tetorit.

Sipas raportit, projekti ishte në duart e autoriteteve izraelite më shumë se një vit para sulmit, ndërsa pastaj kishte qarkulluar në qarqet ushtarake dhe të inteligjencës. Megjithatë, në fund ishte hedhur poshtë nga ekspertët si shumë ambicioz dhe shumë i vështirë për t'u zbatuar nga Hamasi. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR