• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk do të mund ta furnizojnë Ukrainën me raketa "Patriot"

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk do të mund ta furnizojnë Ukrainën me raketa

Uashington, 9 janar 2023 (MIA) - Përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagoni kanë paralajmëruar se SHBA-ja nuk do të mund të furnizojnë raketa për sistemet ukrainase për mbrojtje ajrore "Patriot". Si shkak theksohet çmim i lartë (nga 2 deri në 4 milionë dollarë për një copë) dhe konsumi i madh gjatë luftës.

Nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022, Rusia ka lansuar më shumë se 3.800 fluturake pa pilot dhe 7.400 predha ndaj qyteteve ukrainase. Në të njejtën kohë, Ukraina u bë poligon për testim të një numri të madh të sistemeve për mbrojtje kundërajrore.

Sofistikimi i tyre varion nga Stringers të montuara në kamion dhe armë kundërajrore me rreze të shkurtër veprimi, si Gepard i prodhuar në Gjermani, deri te sistemet komplekse me rreze më të gjatë, siç është dizajni francez SAMP/T, i cili mund të përfshijë një objektiv 100 kilometra larg.

Ekziston, gjithashtu edhe Sistemi kombëtar i avancuar i raketave tokë-ajër, ose NASAMS, i cili prodhohet bashkërisht nga SHBA-ja dhe Norvegjia.

Vetëm Patriot është projektuar për të kundërshtuar raketat balistike. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR