Shtëpia e Bardhë: Balonat kineze për spiunim kanë operuar në pesë kontinente
- Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Kina operon një flotë globale balonash spiunazhi të ngjashme me atë që u rrëzua javën e kaluar pasi pushtoi territorin amerikan.
- Post By Sara Ademi
- 19:58, 8 shkurt, 2023

Uashington, 8 shkurt 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Kina operon një flotë globale balonash spiunazhi të ngjashme me atë që u rrëzua javën e kaluar pasi pushtoi territorin amerikan.
"Të gjitha këto balona janë pjesë e flotës së balonave (të Kinës) të zhvilluara për të kryer operacione vëzhgimi," u tha sekretari për shtyp, Karin Zhan Pjer gazetarëve nga anija Er Fors 1.
Gjatë viteve të fundit, balonat kineze janë regjistruar më parë mbi vende në pesë kontinente. sa/