• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Bajdeni dhe Si do të realizojnë bisedë telefonike javët e ardhshme

Shtëpia e Bardhë: Bajdeni dhe Si do të realizojnë bisedë telefonike javët e ardhshme

 Pekin, 30 gusht 2024 (MIA) - Presidentët e Kinës dhe SHBA-së, Si Xhinping dhe Xho Bajdeni do të realizojnë një bisedë telefonike në javët e ardhshme, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, pasi Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Xhejk Salivan u takua me ministrin  kinez të Punëve të Jashtme Vang Ji. 

 Në takimin në Pekin, Vangu kërkoi nga SHBA-ja "të ndalojnë të armatosin Tajvanin dhe ta përkrahin bashkimin paqësor të Kinës", thuhet në njoftimin e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme. 

 Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Salivani "theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit".

 .Salivani planifikoi të takohej me zëvendëskryetarin e Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, Xhang Jukia. Xhang në të kaluarën ka folur për vendosmërinë e Pekinit për të marrë kontrollin mbi Tajvanin.

 Në mbledhjen ndërkombëtare detare në fillim të këtij viti, Xhang tha se Kina do të përgjigjet  me përdorimin e forcës nëse interesat e saj kërcënoheshin.

 Ai tha se sovraniteti territorial i Kinës "nuk toleron shkelje dhe interesat e saj thelbësore nuk mund të kundërshtohen".

 “Ne nuk shkaktojmë probleme, por asnjëherë nuk do t'i dorëzohemi provokimeve", tha ai.

 Pekini, gjithashtu, paralajmëroi Uashingtonin të mos "mbështesë apo inkurajojë Filipinet" për të shkelur të drejtat dhe interesat e Kinës në Detin e Kinës Jugore.

 Shtëpia e Bardhë njofto se Salivani konfirmoi angazhimin e SHBA-së për mbrojtjen e aleatëve të saj Indo-Paqësor dhe shprehu shqetësimin për veprimet destabilizuese të Pekinit kundër "operacioneve legjitime detare të Filipineëve" në Detin e Kinës Jugore. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR