• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për ndërprerje urgjente të zjarrit mes palëve në konfliktin sudenez

Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për ndërprerje urgjente të zjarrit mes palëve në konfliktin sudenez

Uashington, 24 prill 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë kërkoi që palët në konflikt në Sudan menjëherë t'i ndalin armiqësitë dhe të sigurojnë mbrojtje të civilëve, ndërsa SHBA-ja vazhdon t'i evakuojë qytetarët e saj nga ky shtet afrikan.

Këshilltari për Siguri kombëtare, Xhejk Salivan deklaroi se qytetarët amerikanë të cilët dëshirojnë të tërhiqen nga Sudani, kanë filluar të arrijnë në Port Sudan, ndërsa Uashingtoni u ndihmon.

Salivan shtoi se nuk ka plane për sistemimin e paqësorëve amerikanë në Sudan.

Nga fundi i javës së kaluar, ushtria amerikane e ka evakuuar personelin diplomatik nga Kartumi dhe përkohësisht e ka mbyllur Ambasadën e SHBA-së.

Salivan tha se dëshira e vendit të tij është që misioni të vazhdojë me punë sapo të sigurohen kushtet. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR