• e shtunë, 22 shkurt 2025

Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të vazhdojë deri më 18 shkurt

Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të vazhdojë deri më 18 shkurt

Uashington, 27 janar 2025 (MIA) - Izraeli dhe Libani u pajtuan ta vazhdojnë armëpushimin deri më 18 shkurt, njoftuan autoritetet amerikane.

Sipas kumtesës së Shtëpisë së Bardhë, zyrtarët e Libanit, Izraelit dhe SHBA-së duhet të fillojnë bisedimet për kthimin e të burgosurve nga përshkallëzimi i konfliktit më 7 tetor të vitit 2023.

Izraeli dhe milicia libaneze Hezbollahu u dakorduan për armëpushim në fund të nëntorit pas më shumë se një viti konflikt, SHBA është pjesë e grupit të vendeve të cilat kanë për detyrë ta monitorojnë respektimin e armëpushimit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR