• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shqiptohen 74 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në territorin e SPB Strumicë

Shqiptohen 74 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në territorin e SPB Strumicë

Shkup, 6 mars 2023 (MIA)  - Në harkun kohor nga ora 12:00 deri më 18:00 dje në territorin e SPB Strumicë është realizuar kontrollim i përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e lejuar të qarkullimit.

MPB njofton se gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 74 shoferë, prej tyre 34 në rajonin e Radovishit, 24 në rajonin e Strumicës, 12 në atë të Vallandovës dhe 4 në rajonin e Gjevgjelisë. Poashtu është konstatuar se 38 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar në vende të banimit kurse 36 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë jashtë vendeve të banimit.

"Për të gjithë shoferët të cilët kanë shkelur rregullat e trafikut janë parashtruar sanksione adekuate.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", theksojnë nga MPB-ja. mb/

FOTO: Parkingjet e Komunës Qendër

QËNDRONI TË LIDHUR