• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shqiptohen 193 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 193 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme gjatë kontrollit aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  ka sanksionuar 193 shoferë.

"Prej tyre pesë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse një shofer ka qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 98 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 95 shoferë jashtë vendeve të banimit", thekson MPB.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR