Shqiptohen 166 kundërvajtje trafiku në Shkup, 37 për tejkalim të shpejësisë së lejuar
- Post By Sara Ademi
- 13:53, 29 tetor, 2022

Shkup, 29 tetor 2022 (MIA) - Në territorin e qytetit të Shkupit, policia dje ka shqiptuar 166 masa, nga të cilat 37 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 12 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri masa për shoferë fillestar.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme poashtu janë shqiptuar edhe pesë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së atomjetit, gjashtëmbëdhjetë sanksione për automjete të transportit publik në gjendje jo të rregullt teknike, tetë masa për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit...
Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe dispozitave në trafik. sa/