• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shqipëria përkohësisht i heq vizat për shtetasit e pesë vendeve për qëllime turistike

Shqipëria përkohësisht i heq vizat për shtetasit e pesë vendeve për qëllime turistike

Tiranë, 9 prill 2025 (MIA) - Qeveria e Shqipërisë sot miratoi vendim për heqjen e përkohshme të vizave për shtetasit e pesë vendeve , të cilët do ta vizitojnë Shqipërinë për qëllime turistike.

Sipas vendimit qeveritar, shtetas të vendeve të cilët do të hyjnë në Shqipëri pa viza janë ata nga Arabia Saudite, Katari, Omani, Tajlanda dhe Indonezia.

Këta qytetarë në Shqipëri do të hyjnë me dokument udhëtimi, por pa vizë për qëllime turistike për një periudhë të kufizuar, nga data 15 prill deri më 31 dhjetor të vitit 2025.

Për zbatimin e këtij vendimi kompetentë janë Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa të cilat hyn në fuqi me publikimin në "Gazetën Zyrtare". rq/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR