• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Shqipëria për herë të dytë e ndërmerr presidencën me Këshillin e Sigurimit në KB

Shqipëria për herë të dytë e ndërmerr presidencën me Këshillin e Sigurimit në KB

Tiranë, 31 gusht 2023 (MIA) - Shqipëria prej nesër e ndërmerr presidencën e dytë me Këshillin e Sigurimit të KB-së, deklaroi ministrja shqiptare e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Ajo vlerësoi se Shqipëria e ndërmerr këtë detyrë të rëndësishme në një moment shumë të vështirë në arenën globale dhe thekson se vendi i saj tashmë ka përvojën e nevojshme për ta kryer me sukses këtë detyrë.

"Kjo ndërmarrje e presidencës me Këshillin vjen në një moment të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash serioze dhe konflike, nga Ukraina deri te kriza e pasigurisë ushqimore, si rezultat nga lufta në Ukrainë dhe politikat që i zbaton Rusia nga Jemeni, Sudani dhe Lindja e Mesme në përgjithësi, deri te kriza dhe pasigurua që janë sot në Sahel", theksoi Xhaçka.

Prandaj, vlerëson Xhaçka, ky është një moment, që si asnjëherë më parë, ka nevojë për përkushtimin e bashkësisë ndërkombëtare, e veçanërisht të KS-së për të garantuar paqen dhe sigurinë në botë, për të garantuar respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së KB-së.

Sipas saj, presidenca me Këshillin për Siguri i jep Shqipërisë mundësinë në një masë të madhe, natyrisht në konsultim të ngushtë me aleatët dhe partnerët, të përcaktojë se cila do të jetë agjenda e KS-së për muajin shtator, cilat janë çështjet që do të marrin vëmendjen e KS-së, cilat janë ato situata që do të përfitojnë nga angazhimi i Këshillit të Sigurimit.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme, kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë për vizitë shtatëditore në SHBA nga 14 deri më 21 shtator. qa/bsh/

Foto: Fejsbuku i ministres Xhaçka

 

QËNDRONI TË LIDHUR