• e premte, 05 dhjetor 2025

Shqipëria: Opozita kërkon shkarkimin e tij, Begaj reagon se pretendimet nuk janë të vërteta

Shqipëria: Opozita kërkon shkarkimin e tij, Begaj reagon se pretendimet nuk janë të vërteta

Tiranë, 15 tetor 2025 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, reagoi ndaj nisjes së procedurave nga Partia Demokratike në opozitë për shkarkimin e tij.

Në kumtesën për media thuhet se Begaj nuk komenton mbi nismat politike dhe shton se procedura për shkarkimin e tij është një instrument kushtetues i Parlamentit.

"Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjërës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetues. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave", thuhet në kumtesën e kabinetit të Begaj.

Shtohet se grupi parlamentar i Partisë Demokratike sot, me nismën e tyre, publikoi akuza për fakte që nuk janë të vërteta, të cilat Begaj pret që Parlamenti t’i hetojë.

Duke informuar se kanë paraqitur një kërkesë në Parlament për shkarkimin e Begajt, koordinatori i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, tha se po e bëjnë këtë për shkak të "shkeljeve serioze dhe të vazhdueshme të Kushtetutës".

"Kërkesa bazohet në një material të gjerë që dokumenton 7 shkelje të rëndësishme të Kushtetutës, të cilat sipas opozitës cenojnë rëndë rendin kushtetues dhe për këtë arsye ai nuk mund të jetë më president", tha Bardhi.

Duke komentuar mbi këtë çështje, koordinatori i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bala, e kundërshtoi kategorikisht këtë iniciativë, duke e konsideruar atë një "përpjekje të dështuar për të larguar presidentin nga detyra".

Sipas Balaj, "presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe kërkesa për shkarkim do të refuzohet nga Parlamenti". sa/

Foto: Begaj FB

QËNDRONI TË LIDHUR