• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shqipëria nga importues, pas rreshjeve, u bë eksportues i energjisë elektrike

Shqipëria nga importues, pas rreshjeve, u bë eksportues i energjisë elektrike

Tiranë, 10 nëntor 2023 (MIA) - Reshjet e mëdha dhe intensive të shiut kanë mundësuar rritjen e nivelit të akumulimeve artificiale të kaskadës së lumit Drini dhe rrjedhimisht rritja e prodhimit të energjisë elektrike.

Si rezultat i kësaj, gjatë tre ditëve të fundit Elektrokorporacia shqiptare - KESH nga shitja e rrymës mblodhi mbi pesë milionë euro.

KESH arriti sukses të shesë 52.000 megavatë, me çmim mesatar prej 100 euro për një megavat.

Kjo vjen pas periudhës tremujore, kur vendi në tregun e huaj harxhoi mbi 36 milionë euro për prokurorimin e energjisë elektrike, për përmbushjen e nevojave të konsumatorëve.

Sistemi energjetik shqiptar në fazën e tanishme mbetet i varur nga importi, për shkak se punon në rritjen e prodhimtarisë, përmes ndërtimit të hidrocentralit "Skavica" në lumin Drini, në afërsi të kufirit mes Shqipërisë dhe Maqeodnisë së Veriut në Dibër, si dhe ndërtimin e paneleve solare dhe parqeve të termocentraleve me erë.

Me këto investime pritet që Shqipëria të ketë energji të mjaftushme për vete, madje edhe të ketë dobi nga shitja në tregun të huaj, duke filluar nga viti 2030. ss/bsh/

Foto: KESH  

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR