Shqipëria e para në botë do të ketë një ministre të krijuar me inteligjencë artificiale
- Qeveria shqiptare, e para në botë, do të ketë një ministre të krijuar me inteligjencë artificiale. Ajo është anëtarja e 17-të e kabinetit të ri qeveritar "Rama4".
Tiranë, 11 shtator 2025 (MIA) – Qeveria shqiptare, e para në botë, do të ketë një ministre të krijuar me inteligjencë artificiale. Ajo është anëtarja e 17-të e kabinetit të ri qeveritar "Rama4".
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në seancë të Asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste e prezantoi ministren e parë në histori, të krijuar me inteligjencë artificiale, të quajtur Diella.
Rama, i cili e fillon mandatin e tij të katërt, deklaroi se Diella, që në shqip do të thotë rreze dielli, do të jetë përgjegjëse për të gjitha prokurimet publike, për të cilat qeveria angazhon kompani private.
“Diella është anëtarja e parë që nuk është fizikisht e pranishme, por e krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale. Ajo do ta shndërrojë Shqipërinë në një vend ku tenderët publikë do të jenë 100 për qind të lirë nga korrupsioni. Ministrja e re përgjegjëse për tenderët publikë nuk do të jetë e korruptueshme, nuk do të mund të kërcënohet nga askush ose të joshet nga askush. Dhe kjo sepse Diella është një bot i gjeneruar me inteligjencë artificiale, deklaroi Rama, duke prezantuar kabinetin e tij të ri.
Tenderët publikë kanë qenë prej kohësh një burim korrupsioni në vend. Ky imazh e ka bërë të vështirë qasjen e Shqipërisë drejt BE-së, gjë që Rama dëshiron ta arrijë deri në vitin 2030.
Analistët politikë e konsiderojnë këtë ambicioze. Qeveria nuk ka specifikuar nëse Diella do të monitorohet nga njerëzit apo si do të eliminohet rreziku i manipulimit të mundshëm.
Diela u prezantua në fillim të këtij viti si një asistente virtuale e inteligjencës artificiale në platformën e-Albania për marrjen e dokumenteve qeveritare.
Shumica nuk besojnë tek ajo. "Edhe Diella do të korruptohet në Shqipëri”, komentoi një përforues në Fejbsuk. Një tjetër tha: “Vjedhjet do të vazhdojnë dhe fajin do ta ketë Diella”.
Seanca konstituive e dhomës së re ligjdhënëse të zgjedhur më 11 maj është planifikuar për nesër. Të nesërmen, Rama do t'ia paraqesë kreut të shtetit përbërjen e qeverisë së re, i cili do të ketë shtatë ditë kohë për të nënshkruar një dekret që e miraton atë. Më pas, brenda 10 ditëve, ato do të hidhen në votim në Kuvend, i cili do të jetë vetëm formal, pasi socialistët kanë 83 nga gjithsej 140 deputetë. ls/