Shqipëria dhe BE nënshkruan marrëveshje partneriteti në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
- Sot në Bruksel është nënshkruar Marrëveshja e Partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Tiranë, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Sot në Bruksel është nënshkruar Marrëveshja e Partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Ky partneritet strategjik pritet të forcojë përpjekjet për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe të përmirësojë aftësitë e sigurisë dhe të mbrojtjes.
Dokumenti u nënshkrua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kalas, ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani dhe i Mbrojtjes, Piro Vengu, në prani të kryeministrit Edi Rama.
“Sot në Bruksel nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së, e cila zyrtarizon bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes. Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më elastike”, shkruan ministri Hasani në Platformën Iks. LS/