• e mërkurë, 19 shkurt 2025

Shqipëria është bërë pjesë e Nismës evropiane për mbrojtje ajrore

Shqipëria është bërë pjesë e Nismës evropiane për mbrojtje ajrore

Tiranë, 14 shkurt 2025 (MIA) - Shqipëria është bërë pjesë e një mekanizmi të rëndësishëm evropian të sigurisë në fushën e mbrojtjes.

“Gjatë takimin ministror të NATO-s në Bruksel, Shqipëria dhe Portugalia kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e mëtejshëm të Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore (European Sky Shield Initiative–ESSI), duke e çuar në 23 numrin e shteteve pjesëmarrëse në këtë përpjekje”, publikoi agjencia telegrafike shqiptare, ATA.

Sipas agjencisë, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili nënshkroi edhe memorandumin në emër të qeverisë shqiptare, bëri të ditur se "Shqipëria i bashkohet nismës gjermane, e cila synon të forcojë mbrojtjen ajrore dhe raketore të Evropës përmes pajisjeve dhe sistemeve të përbashkëta". ls/

Foto: MB Shqipërisë 

QËNDRONI TË LIDHUR