• e martë, 24 dhjetor 2024

Shqipëri: Të ardhurat nga migrantët vitin e kaluar në nivelin më të lartë nga viti 2008

Shqipëri: Të ardhurat nga migrantët vitin e kaluar në nivelin më të lartë nga viti 2008

Tiranë, 29 mars 2023 (MIA) - Vala e re migruese u pasqyrua në paratë që migrantët e rinj ua dërgojnë familjeve, të cilët i kanë lënë në Shqipëri, njofton gazeta "Monitor".

"Sipas statistikave të bilancit pagesor të Bankës Qendrore të Shqipërisë, depozitat e emigrantëve për vitin 2022 kanë arritur 834 milionë euro, që është rritje për 9,6 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe janë në nivelin më të lartë nga viti 2008, kur depozitat kanë qenë në nivelin identik prej 834 milionë eurove", thuhet në analizën e Bankës.

Sipas tremujorëve, vlera më e madhe e remitancave është arritur në tremujorin e tretë dhe të katërt, respektivisht me 216 dhe 242 milionë euro, periudhë kur tradicionalisht ka ardhje më të madhe të migrantëve për shkak të pushimeve verore e pastaj edhe fundi i vitit, kur janë festat e fundvitit.

Remitancat e migrantëve shënojnë cikël të ri të rritjes, që kryesisht ka të bëjë me valën e re të migrimit gjatë dekadës së kaluar.

"Duket se ky cikël e ka arritur kulminacionin në dekadën e re të mijëvjeçarit të ri, pasi emigrantët të cilët u larguan në vitet e 90-ta nga shekulli i kaluar kanë ndërtuar jetë jasht vendit dhe gradualisht i kanë humbur lidhjet me familjet e tyre në Shqqipëri. Por, posaçërisht pas vitit 2013, filloi cikli i ri i migrimit, ku gjithnjë e më tepër janë përfshirë njerëz të arsimuar të rinj, të cilët e shfrytëzojnë nevojën për fuqi të specializuar punuese në vendet e BE-së, posaçërisht në Gjermani", njofton "Monitor".

Sipas vlerësimeve të institutit për statistikë, Shqipëria ka diasporë prej rreth 1,7 milionë banorë, prej të cilëve pothuaj një milionë janë në vendet e Evropës Perëndimore. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR