• e premte, 05 dhjetor 2025

Shqipëri: Kumtohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

Shqipëri: Kumtohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

Tiranë, 28 gusht 2025 (MIA)- Të vetëdijshëm se dy votat e tyre nuk mjaftonin për të bllokuar shpalljen e rezultatit që i dha mandatin e katërt qeverisës socialisteve, dy anëtarët  e përzgjedhur nga opozita Helga Vukaj dhe Muharrem Cakaj lëvizën edhe gurët e fundit që në bindjen e tyre mund të hidhte në erë gjithë procesin.

Si fillim dy standardet e komisarit, Ilirjan Celibashi në shpërndarjen e mandateve deputeteve që do ulen në Kuvendin e ri në shtator.

Në të njëjtën linjë me kolegun e saj që kishte përkrah, Helga Vukaj listës së denoncimeve mbi zgjedhjet parlamentare i shtoi edhe kërcënimet që kishte marrë për shkak të detyrës.  

Juristët e PD dhe PS nuk u lëkundën nga qëndrimet e tyre mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit që nuk prodhuan ndryshim në skenën politike, njofton Top Çanell.

Edi Rama siguroi një mazhorancë të fortë me 83 kartonë ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët nuk ia dolën të sillnin rotacionin politik pasi ia dolën te marrin vetëm 50 mandate. Tom Doshi ruajti kuotën e 3 deputetëve, ndërsa mes partive te reja diference beri vetëm Agron Shehaj me dy mandate.

Lëvizja Bashkë, Arlind Qorrit siguroi vetëm një ulëse, ndërsa në shtator ne Kuvend  si përfaqësuese e koalicionit te zhbërë Lapaj-Shabani do shkojë 60-vjeçarja Ana Dajko.

Topi tashmë është në oborrin e presidentit Begaj që duhet të caktojë datën e mbledhjes së Kuvendit të ri, jo më herët se 10 shtatori dhe jo më vonë se data 20 e të njëjtit muaj.

Foto: KQZ

QËNDRONI TË LIDHUR