• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Shqipëri: Edhe një viktimë gjatë shpërthimit në Lushnjë, në gjendje kritike edhe deputeti Çela

Shqipëri: Edhe një viktimë gjatë shpërthimit në Lushnjë, në gjendje kritike edhe deputeti Çela

Tiranë, 1 mars 2024 (MIA) - Dy persona e kanë humbur jetën nga shpërthimi i sotëm në një depo të madhe në ndërtim në qytetin e Lushnjës së Shqipërisë.

Mediat shqiptare bëjnë të ditur se ka ndërruar jetë personi që ka drejtuar vinçin, ndërsa nga djegiet që ka marrë në spitalin e traumatologjisë në Tiranë ka humbur jetën edhe djali i tij 20-vjeçar i cili ndodhej në kabinën e vinçit.

"Djaloshi ka marrë djegie të rënda në fytyrë dhe trup, ka qenë i intubuar, por edhe krahas përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor ai ka ndërruar jetë. Poashtu edhe dy persona të tjerë janë në gjendje të rëndë, mes tyre edhe deputeti Bujar Çela", deklaroi Skener Brataj, drejtor i Qendrës urgjente në Tiranë.

Sipas informacioneve të para të policisë, vinçi që ka realizuar punët ndërtimore në një depo të madhe të materialit ndërtimor, rreth orës 16 ka rënë në kontakt me largpërçuesin me tension të lartë 20.000 volt dhe për këtë shkak ka ardhur deri te shpërthimi i fuqishëm.

Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jete drejtuesi i vinçit. Deputeti Çela (64) i cili është banues në Lushnjë ka qenë në afërsi ku ndodhet edhe shtëpia e tij.

Gjashtë persona të tjerë të cilët kanë pësuar djegie të lehta dhe fraktura janë shtruar në spital dhe sipas informacioneve të fundit janë jashtë rrezikut për jetën.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e thella familjes Hoxha që humbi dy anëtarë. Të lënduarve ai u uroi shërim të shpejtë.

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR