• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shqipëri: Edhe në nëntor nuk ka rrymë më të shtrenjtë për amvisëritë që harxhojnë më tepër

Shqipëri: Edhe në nëntor nuk ka rrymë më të shtrenjtë për amvisëritë që harxhojnë më tepër
Tiranë, 9 nëntor 2022 (MIA) – Qeveria shqiptare nuk e pranoi vendimin e Entit rregulator  për energjetikë - ERRE, që nga nëntori, amvisëritë që harxhojnë më shumë se 800 kilovatorë energji elektrike, të paguajnë rrymë më të shtrenjtë. Kjo, siç elaboroi Belinda Baluku, zëvendës kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, është për shkak të konsumit të zvogëluar për shtatë për qind, në krahasim me tetorin e vitit të kaluar dhe të reshurat e  pritura në periudhën që vijon. “Qeveria shqiptare i mbron amvisëritë dhe bizneset e vogla nga ndikimi i çmimeve stratosferike të energjisë”, tha Balluku mes tjerash. Ajo shtoi se është koha për solidaritet dhe në rast se të gjithë së bashku vendosim të kursejmë, Qeveria shqiptare është e vendosur të mos eksponojë asnjë parapagues në rrymë më të shtrenjtë. Ky është anulimi i dytë i zbatimit të vendimit për rrymë më të shtrenjtë për ata që harxhojnë më tepër. Amvisëritë që harxhojnë më shumë se 800 kilovatorë energji elektrike, duhej të paguajnë 4,4 herë rrymë më të shtrenjtë, respektivisht në vend të 9,5 lekë (0,07 euro), çmimi duhej të jetë 42 lekë për kilovatorë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR