Shqipëri: Demokratët më 11, socialistët më 12 prill zyrtarisht e fillojnë fushatën zgjedhore
- – Liderët e dy partive më të mëdha politike në Shqipëri, Sali Berisha i Partisë Demokratike në opozitë dhe Edi Rama i Partisë Socialiste në pushtet, sot pasdite njoftuan se fushatën zgjedhore zyrtarisht e fillojnë më 11 gjegjësisht 12 prill.
- Post By Fitore Curri
- 21:10, 8 prill, 2025

Tiranë, 8 prill 2025 (MIA) – Liderët e dy partive më të mëdha politike në Shqipëri, Sali Berisha i Partisë Demokratike në opozitë dhe Edi Rama i Partisë Socialiste në pushtet, sot pasdite njoftuan se fushatën zgjedhore zyrtarisht e fillojnë më 11 gjegjësisht 12 prill.
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ju bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkëngjiten Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” në sheshin “Nëna Terezë” në Tiranë.
“11 prill, ora 19:00 në sheshin ‘Nënë Terezë’, nisim rrugëtimin drejt fitores! Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ju ftojnë të bashkoheni në çeljen e fushatës dhe rrugës drejt fitores”, qëndron në porosi.
Partia Demokratike udhëheq koalicion zgjedhor në të cilin janë edhe 25 parti më të vogla politike, në mesin e të cilave edhe Partia e Lirisë e Ilir Metës dhe partia e pakicës greke e Vangjel Dule.
Partia Socialiste do ta hapë fushatën për zgjedhjet e përgjithshme më 12 prill, me miting në sheshin “Skënderbeu”.
Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Fejsbuk, Rama e lidh datën 12 me 12 yjet e Evropës dhe qëllimin për Shqipëri në BE në vitin 2030.
“Më 12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Evropës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbe për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan Rama.
Partia Socialiste në zgjedhje koalicionin vetëm me partinë e maqedonasve, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian e Vasil Sterjovski.
Shtëpia Ligjvënëse shqiptare numëron 140 deputetë, prej tyre sipas kodit zgjedhor janë të garantuara 92 vende, nga 46 për dy partitë më të mëdha, ajo Socialiste dhe Demokrate, e cila ua la një pjesë të ulëseve të deputetëve partive më të vogla me të cilat është në koalicion zgjedhor.
Për të tjerat, 48 ulëse të deputetëve, në listat e hapura, për të cilat do të votohet më 11 maj, në garë janë 2046 kandidatë në 11 parti politike dhe koalicione. fc/