• e diel, 22 dhjetor 2024

Shqipëri: Begaj kërkoi që numërimi i votave të kryhet me përgjegjësi, ndershmëri dhe profesionalizëm, Rama shpalli fitore në të paktën 50 komuna

Shqipëri: Begaj kërkoi që numërimi i votave të kryhet me përgjegjësi, ndershmëri dhe profesionalizëm, Rama shpalli fitore në të paktën 50 komuna

Tiranë, 14 maj 2023 (MIA) – Pas mbylljes së vendvotimeve, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në votimet për zgjedhjet lokale.

Falënderoj të gjithë shqiptarët të cilët sot votuan me përgjegjësi dhe dinjitet me çka përmbushën të drejtën e tyre të garantuar me kushtetutë, por edhe detyrimin moral e qytetar ndaj shtetit, tha ai.

Begaj në postimin në rrjetet sociale, madje u bëri thirrje të gjithë personave që do të jenë pjesë e procesit të numërimit të votave që ta kryejnë detyrën me përgjegjësi, ndershmëri dhe profesionalizëm.

"Në këto momente të numërimit të votave, si dhe shpalljen e rezultateve, u bëj thirrje të gjithë atyre të përfshirë në këtë proces që të kryejnë detyrat e tyre me përgjegjësi, ndershmëri dhe profesionalizëm, duke siguruar dhe garantuar vullnetin e shprehur me votën e qytetarëve shqiptarë. Votuesit shqiptarë u deklaruan! Është koha që vota e tyre të numërohet drejtë dhe pa shtyrje", shkruan Begaj.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama dhe lider i socialistëve publikoi në Fejsbuk se partia e tij është fituese në 50 komuna, ndërsa në 11 ende nuk dihet.

Foto: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR