Shpartallohet një rrjet ndërkombëtar i hakerave, vidhen 500 milionë dollarë nga 184 viktima
- Hetuesit ndërkombëtar kanë shkatërruar një rrjet të një grupi kriminal që qëndron pas gati dyqind sulmeve në internet.
- Post By Fami Bajrami
- 11:36, 29 korrik, 2025
Berlin, 29 korrik 2025 (MIA) - Hetuesit ndërkombëtar kanë shkatërruar një rrjet të një grupi kriminal që qëndron pas gati dyqind sulmeve në internet.
Autoritetet kanë identifikuar dhe mbyllur serverët e grupit Bleksuit/Rojal (Blacksuit/Royal), njoftoi policia në krahinën gjermane të Saksonisë së Poshtme.
Ndërprerja e serverit ka çrregulluar operacionet e grupit, përfshirë shpërndarjen e softuerëve, komunikimet interne dhe ueb faqen.
Autoritetet raportojnë 184 viktima në gjithë botën me dëme prej më shumë se 500 milionë dollarë deri në gusht të vitit 2024.
Në një operacion të koordinuar, hetuesit siguruan një sasi të madhe informacioni rreth grupit në fund të qershorit dhe shpresojnë se ky material do t'i ndihmojë ata të identifikojnë fajtorët.
"Kjo dërgon një sinjal të qartë në luftën kundër krimit kibernetik", tha Torsten Masinger, shef i policisë së Saksonisë së Poshtme.
Viktimat e sulmit u ftuan t’i raportojnë ato tek autoritetet për të parandaluar sulme të mëtejshme kibernetike. Hetuesit thanë se grupi përdori taktika të zhvatjes së dyfishtë.
foto: arkivi i EPA-s