• e premte, 05 dhjetor 2025

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në ishullin grek Hios për shkak të zjarreve

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në ishullin grek Hios për shkak të zjarreve

Athinë, 23 korrik 2025 (MIA) - Zjarrfikësit vazhduan sot të luftojnë me tri zjarre të mëdha që shpërthyen pothuajse njëkohësisht në ishullin grek Hios për të dytën ditë radhazi.

Autoritetet e ishullit shpallën gjendje të jashtëzakonshme, duke mundësuar koordinimin qendror të operacioneve të fikjes së zjarreve dhe thirrjen e njësive speciale nga pjesa kontinentale e Greqisë.

Deri tani, 17 fshatra dhe një qendër për pranimin e emigrantëve janë evakuuar në ishullin e Egjeut pranë bregut turk. Qindra njerëz janë dërguar në vende të sigurta. Sipas raporteve të sotme, turistët aktualisht nuk janë në rrezik.

Erërat e forta vazhdojnë t'i përforcojnë flakët dhe të vështirësojnë punën e zjarrfikësve, raportuan mediat greke.

Sipas autoriteteve lokale, pothuajse 200 zjarrfikës me 38 automjete zjarrfikëse dhe shumë helikopterë e aeroplanë janë vendosur për të ndihmuar në fikjen e flakëve.

Forca shtesë mbërritën me anije nga toka. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR