• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shpëtohen 177 persona nga një trajekt i djegur me emigrantë në Lampeduza

Shpëtohen 177 persona nga një trajekt i djegur me emigrantë në Lampeduza

Romë, 30 shtator 2023 (MIA) - Roja bregdetare italiane ka shpëtuar 177 persona, në mesin e të cilëve 27 anëtarë të ekuipazhit, nga një trajekt i cili ishte shpëtuar në rrugë nga ishulli italian Lampeduza drejt qytetit Porto Empedokle, në Sicili, njoftuan sot autoritetet italiane. 

Në mesin e udhëtarëve të trajektit ka pasur edhe 83 emigrantë, të cilët ishin dërguar nga Lampeduza, bëhet e ditur në kumtesën e rojes bregdetare, të transmetuar nga mediat britanike. 

Gjatë kohës së shpëtimit, roja bregdetare ka përdorur topa uji që t'i ftohë pjesët e trajektit të goditur nga zjarri, i cili mbrëmë vonë ka shpërthyer në dhomën makinerike, bëhet e ditur në kumtesë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR