Shpëtohen 117 emigrantë në Detin Mesdhe
- Organizata humanitare spanjolle “Open Arms” kumtoi sot se ka shpëtuar 117 emigrantë nga një varkë e pasigurt druri në Detin Mesdhe.
- Post By Fami Bajrami
- 18:00, 17 qershor, 2023

Madrid, 17 qershor 2023 (MIA) - Organizata humanitare spanjolle “Open Arms” kumtoi sot se ka shpëtuar 117 emigrantë nga një varkë e pasigurt druri në Detin Mesdhe.
Anija lundroi nga Libia dhe transportonte emigrantë nga Eritrea, Sudani dhe Libia. Në mesin e pasagjerëve ka pasur 25 gra dhe një djalë tre vjeçar.
Misioni i shpëtimit u krye në ujërat ndërkombëtare dhjetëra kilometra nga brigjet e Libisë.
foto: arkivi i MIA-s