• e martë, 24 dhjetor 2024

Shpëtohen 1.000 mace nga tregtia e paligjshme e mishit në Kinë

Shpëtohen 1.000 mace nga tregtia e paligjshme e mishit në Kinë

Pekin, 25 tetor 2023 (MIA) - Policia në Kinë ka shpëtuar 1.000 mace nga një kamion që lëvizte drejt një thertore. Kjo ishte pjesë e një tregtie të paligjshme të mishit të maces që shitet si mish derri ose qengji, raportojnë mediat e atjeshme.

Aksioni u zhvillua në Xhangjagang, në provincën lindore kineze Xhijangsu. Pas alarmit nga dëshmitarët okularë dhe aktivistë të mbrojtjes së kafshëve, autoritetet kapën një automjet që është përdorë për të mbledhur dhe transportuar macet e kapura. Policia dhe autoritetet bujqësore i vendosën macet e shpëtuara në një strehë aty pranë.

Pa ndërhyrjen e aktivistëve, macet e kapur do të ishin therur dhe dërguar në Kinën jugore, ku nga mishi i tyre do të bënin mish "derri dhe qengji", salsiçe, etj., sipas pretendimeve. Ndërsa, nga një dërgesë e tillë zakonisht të ardhurat janë gati 20 mijë euro. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR