• e premte, 05 dhjetor 2025

Shpërthime të fuqishme jehuan në Jerusalem dhe Tel-Aviv pasi që Irani lansoi raketa

Shpërthime të fuqishme jehuan në Jerusalem dhe Tel-Aviv pasi që Irani lansoi raketa

Tel-Aviv, 17 qershor 2025 (MIA) - Shpërthime të fuqishme jehuan sot në mëngjes në Jerusalem dhe Tel-Aviv pasi që Irani lansoi raketa drejt Izraelit, transmetojnë mediumet.

Paraprakisht, sirena për sulm ajror u aktivizuan në disa rajone izraelite.

Armata izraelite kumtoi se në rrjedhë është operacioni për hasje të raketave. Më vonë kumtoi se kërcënimi kaloi dhe se njerëzit mund të dlain nga strehimoret.

Herët në mëngjes, armata izraelite kumtoi se ka kryer disa sulme të mëdha gjatë natës ndaj infrastrukturës ushtarake në Iranin perëndimor. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR