Shpërthime afër Kievit për të dytën natë radhazi
- Disa shpërtime janë dëgjuar herët në mëngjes në Kiev, publikoi kryetari Vitali Klitçko, në ditën e dytë të sulmeve ajrore në qytet.
- Post By Lindita Sulejmani
- 08:09, 29 maj, 2023

Kiev, 29 maj 2023 (MIA) - Disa shpërtime janë dëgjuar herët në mëngjes në Kiev, publikoi kryetari Vitali Klitçko, në ditën e dytë të sulmeve ajrore në qytet.
"Raketa u rrëzua pranë Kievit. Mbrojtja ajrore funksionon", ka shkruar Kliçko në Telegram.
Kjo është nata e dytë radhazi që Rusia sulmon kryeqytetin e Ukrainës. Gjatë natës të së dielës, në Ditën e Qytetit të Kievit, Ukraina rrëzoi 58 nga 59 dronët e lëshuar nga prodhimi iranian, njoftoi ushtria ukrainase, duke e quajtur atë një nga sulmet më të mëdha deri më tani. Ky ishte gjithashtu sulmi i parë fatal në maj - një burrë 41-vjeçar u vra dhe të paktën dy të tjerë u plagosën. ls/
Foto: arkivi i MIA-s