• e premte, 05 dhjetor 2025

Shpërthime në Port Sudan, një dron goditi një hotel pranë pallatit presidencial

Shpërthime në Port Sudan, një dron goditi një hotel pranë pallatit presidencial

 Port Sudan, 6 maj 2025 (MIA) - Disa shpërthime dhe zjarre ndodhën këtë mëngjes në qytetin e Port Sudanit, pasi një dron goditi hotelin Marina, jo shumë larg pallatit të përkohshëm presidencial.

 Siç raportojnë agjencitë, këto sulme paraqesin një përshkallëzim të mprehtë të konfliktit, pasi ky qytet bregdetar në Detin e Kuq, i cili është bërë një qendër humanitare, tranziti dhe diplomatike, si dhe seli e një qeverie të lidhur me ushtrinë, deri më tani nuk ka qenë shënjestër e sulmeve tokësore ose ajrore.

 Të dielën, një bazë ushtarake pranë aeroportit, aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Sudanit që është ende në funksion, u godit nga dronë, ndërsa të hënën u sulmuan edhe rezervuarët e karburantit në qytet.

 Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR