Shpërthime në afërsi të zyrës së kryeministrit francez në Paris
- Rreth orës 9:30 të mëngjesit, një furgon u përfshi nga flakët në rrugën Varen në Paris. Ngjarja ndodhi në afërsit të hotel Matinjon, ku kryeministri në largim Sebastian Lekornu duhej të takohej me liderin e Senatit, Zherar Larsher, dhe kryetaren e Asamblesë Kombëtare, Jaela Braun-Pivet.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:55, 7 tetor, 2025
Paris, 7 tetor 2025 (MIA) - Rreth orës 9:30 të mëngjesit, një furgon u përfshi nga flakët në rrugën Varen në Paris. Ngjarja ndodhi në afërsit të hotel Matinjon, ku kryeministri në largim Sebastian Lekornu duhej të takohej me liderin e Senatit, Zherar Larsher, dhe kryetaren e Asamblesë Kombëtare, Jaela Braun-Pivet.
Zyra zyrtare e Lekornut ndodhet pikërisht në atë hotel.
Në disa video të publikuara në rrjetin social X, mund të shihet tym i zi që del nga dera anësore e një furgoni të bardhë nga Sielis, kompania përgjegjëse për ndriçimin publik në Paris.
Incendie en cours rue de Varenne à Paris, une camionnette prend feu à quelques dizaines de mètres de Matignon où sont réunis Sébastien Lecornu, Gabriel Attal et Edouard Philippe notamment @franceinfo pic.twitter.com/aN9dOOlL3F
— AudreyTison (@AudreyTison) October 7, 2025
Në rrugë dhe rreth ndërtesave është vendosur një perimetër sigurie, raportoi "La Parizien".
Shërbimi i zjarrfikësve të Parisit njoftoi se zjarri nuk është përhapur në ndërtesat fqinje dhe është shuar shumë shpejt. Sipas një zjarrfikësi në vendin e ngjarjes, shpërthimet që u dëgjuan ishin në fakt detonime të kontejnerëve të vegjël me aerosol, dhe jo gaz.
Zjarrëfikësit supozojnë se pajisjet e kompanisë që përdoren për identifikimin e shkurtimit të kabllove janë djegur, ndërsa flaka është përhapur më pas në të gjithë mjetin. Përveç furgonit, është djegur edhe tenda e një dyqani aty pranë.
Deri tani nuk ka raportime për të lënduar. qa/
Foto: X