Shpërthim shkatërrues në një fabrikë në Tenesi: 19 të vdekur ose të zhdukur
- Autoritetet amerikane kanë njoftuar se 19 persona kanë vdekur ose janë të zhdukur pas një shpërthimi shkatërrues në një fabrikë eksplozivësh në shtetin e Tenesit.
- Post By Sara Ademi
- 09:58, 11 tetor, 2025
Uashington, 11 tetor 2025 (MIA) - Autoritetet amerikane kanë njoftuar se 19 persona kanë vdekur ose janë të zhdukur pas një shpërthimi shkatërrues në një fabrikë eksplozivësh në shtetin e Tenesit.
Sherifi i Qarkut Hamfris, Kris Dejvis, tha se "po kërkojmë 19 persona". Ai nuk specifikoi se sa prej tyre u konfirmuan të vdekur, por konfirmoi se kishte edhe të lënduar.
Shkaku i shpërthimit në fabrikë, e cila ndodhet në perëndim të Neshvillit, nuk është përcaktuar ende. Hetimi mund të zgjasë disa ditë.
I pyetur nga një gazetar nëse mund ta përshkruante vendin e ngjarjes, sherifi tha: "Nuk ka asgjë për të përshkruar. Është zhdukur."
Dejvis vuri në dukje se ishte një nga skenat më shkatërruese që kishte parë në karrierën e tij dhe beson se fabrika ishte në funksion në kohën e shpërthimit. sa/
foto: EPA