• e shtunë, 28 shtator 2024

Shpërthim në qendër të Kelnit

Shpërthim në qendër të Kelnit

Keln, 16 shtator 2024 (MIA) – Një shpërthim sot dëmtoi një ndërtesë në qendrën e qytetit perëndimor gjerman Keln, informoi DPA. 

Zëdhënësja e policisë tha se zona e gjerë e Hohenzollernring, lagje e mbushur me kafene, bare dhe restorante, është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve janë në teren. 

Ajo fillimisht nuk dha kurrfarë informacione për lëndime eventuale ose shkaqe për shpërthimin. 

Radio Keln herët në mëngjes informoi se një person është lënduar më lehtë. 

Policia kërkoi nga publiku që ta shmang zonën rreth vendit të shpërthimit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR