• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shpërthim në një hidrocentral në Itali, 10 persona janë lënduar dhe gjashtë janë zhdukur

Shpërthim në një hidrocentral në Itali, 10 persona janë lënduar dhe gjashtë janë zhdukur

Romë, 9 prill 2024 (MIA) - Gjashtë persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa 10 janë lënduar, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë, nga shpërthimi në një hidrocentral në Itali. Të lënduarit kanë pësuar djegie të rënda.

Mediat italiane raportojnë se rreth orës 15:00 të pasdites së sotme ka ndodhur një shpërthim në digën e liqenit Suviana, i cili ndodhet mes Bolonjës dhe Firences.

Policia dhe zjarrfikësit janë në kërkim të personave të zhdukur.

"Duket se zjarri ka rënë në katin e nëntë, i gjithë termocentrali është nën nivelin e liqenit në rreth 30 metra thellësi”, shpjegoi prefekti i Kamunjano, Marko Masinara.

Sipas informacioneve të para, të pjesshme, “punohej për turbinat, brenda ka patur personel. "Më thanë se zjarrfikësit po tentojnë të hyjnë, por kanë vështirësi", sqaroi prefekti.

Zëdhënësi i kompanisë “Enel Grin Pauer" njoftoi se ka rënë zjarr në transformator dhe ka treguar se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për evakuimin dhe mbrojtjen e personelit. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR