Shpërthim në një gjykatë në Kiev: E humbi jetën personi që e aktivizoi eksplozivin
- Policia ukrainase kumtoi se është duke hetuar raportin për një shpërthim në Gjykatën e Qarkut Shevçenkivski në Kiev.

Kiev, 5 korrik 2023 (MIA) – Policia ukrainase kumtoi se është duke hetuar raportin për një shpërthim në Gjykatën e Qarkut Shevçenkivski në Kiev.
Policia në Telegram kumtoi se në vendin e ngjarja kanë mbërritur nëpunës policor dhe ekspertë të tjerë.
Sipas informacioneve fillestare, pajisja është aktivizuar nga një burrë i cili u dërgua në një seancë gjyqësore.
Ministri ukrainas i Punëve të Brendshme, Ihor Klimenko tha se njeriu ka vdekur dhe se ekziston mundësia që ai të ketë shkelur aksidentalisht një mjet shpërthyes.
Hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar. ls/
Foto: Profili në Fesjbuk i MPB-së ukrainase