• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shpërthim në një deponi për gaz në afërsi të Oksfordit, besohet se është shkaktuar nga goditja e rrufesë

Shpërthim në një deponi për gaz në afërsi të Oksfordit, besohet se është shkaktuar nga goditja e rrufesë

Londër, 3 tetor 2023 (MIA) - Policia britanike ka komunikuar se beson se zjarri që ka shpërthyer në deponinë për gaz në afërsi të Oksfordit është shkaktuar nga goditja e rrufesë. Shërbimet për ndihmë urgjente janë në terren, ndërsa nuk ka raporte për të lënduar, informojnë nga policia.

Shpërthimi në deponinë për gaz në afërsi të Oksfordit i ka shqetësuar qytetarët në atë qytet britanik. Policia sipozon se shpërthimi dhe zjarri janë shkaktuar nga goditja e rrufesë, transmetojnë mediat britanike.

"Besohet se rrufeja ka goditur një deponi për gaz gjatë motit të keq të djeshëm, duke shkaktuar zjarr të madh", thuhet në komunikatën e policisë të publikuar në "X".

Nga policia shtojnë se nuk ka raporte për të lënduar, ndërsa ndihma urgjente është në vendin e zjarrit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR