• e enjte, 04 dhjetor 2025

Shpërthim i fuqishëm para një ndërtese në Selanik

Shpërthim i fuqishëm para një ndërtese në Selanik

Athinë, 26 korrik 2025 (MIA) – Dy persona të cilët rastësisht kanë qenë në afërsi, janë lënduar lehtë nga shpërthimi i një bombe të vendosur para një pallati banesor në periferinë lindore të Selanikut, ku, sipas mediave greke jeton një nëpunës burgu, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Shpërthimi ndodhi pak pas orës 2, ndërsa ka qenë aq e fortë sa që është dëgjuar në një distancë prej një kilometri.

Sipas televizionit shtetëror ERT, në momentin e shpërthimit, një vajzë dhe një djalë kanë kaluar pranë ndërtesës, duke u kthyer nga një festë e maturës dhe kanë marrë lëndime të lehta nga xhamat e thyer nga dritaret.

Hetimin për bombën, siç shkruajnë mediat në Greqi, ku ka pasur të paktën tre kilogramë material shpërthyes, e ka marrë përsipër Drejtoria për krim të organizuar.

Mekanizmi shpërthyes dyshohet se është vendosur në një gropë të hapur pranë ashensorit, pikërisht nën apartamentin e nëpunësit të burgut.

Dëme materiale janë shkaktuar edhe në hyrjen e ndërtesës, janë thyer dritaret e banesave si dhe makina të parkuara në afërsi, si dhe dyqane në rrethinë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR